May 17, 2024
Diaspora

Begaj: I bëj thirrje Qeverisë, opozitës dhe çdo shqiptari të jetë në krah të Kosovës!

Në emër të Rrjetit Panshqiptar të Diasporës i bëj thirrje qeverisë shqiptare, opozitës dhe çdo shqiptari të jenë në krahë të Kosovës. Një luftë në Kosovë do të thotë një Shqipëri në luftë!

Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës në çdo situatë, në çdo ditë e në çdo nevojë. Ne jemi një gjak, një komb, një popull dhe si të tillë ose ngrihemi bashkë ose biem bashkë.

Këtë të vërtetë të madhe nuk ka qeveri ose politikan që e ndal ose e ndryshon dot.

Ne jemi Një dhe të tillë do të mbetemi derisa mbi këtë botë të jetojë shqiptari i fundit!

#MeKosoven