Kosovë

Bujaria shqiptare, për dy ditë grumbulluan 120 mijë euro për shërimin e Lumit

Mbi 141 mijë euro është shuma që ka arritur të grumbullohet për Lumi Bordoniqin i cili po përballet më sëmundjen agresive diagnonza “Ewing Sarcoma”.

Emisioni “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini ka dy ditë që ka filluar nismën për grumbullimin e parave për Lumin. Vetëm brenda këtyre dy ditëve fal iniciativës së “Radar” u mblodhën 121 mijë euro. Ndërkaq, pjesa tjetër është grumbulluar nga familja.