Sandej Adetunxhi mbyll aventurën me FC Shkupin
Sulmuesi Sandej Adetunxhi nuk do të jetë pjesë e Shkupit në sezonin e ri, por as edhe për ndeshjet e Ligës së Konferencës. Nigeriani përmes rrjeteve sociale ka njoftuar largimin e tij nga Shkupi.
“Ishte ky një sezon i shkëlqyeshëm për mua, debutova në Ligën e Kampionëve dhe shënova gol. Realizova gjithsej 13 gola dhe 7 asistime këtë edicion. Falendërojë tifozët për përkrahjen e tyre. Siguruam kualifikimin në Europë, duke u pozicionuar në vendin e dytë në kampionat. Shpresoj në një përvojë më të mirë në Europë. Ju falemenderit edhe njëherë tjetër për përkrahjen”, ka shkruar mes tjerash Adetunxhi.
Destinacion i tij i rradhës mund të jetë Ukraina, aty ku përflitet për një transferim të mundshëm te Dinamo Kievi.