Diaspora

Shqiptarët e Vienës presin djalin e komandantit Adem Jashari, u mbajt manifestimi kushtuar Lidhjes së Prizrenit dhe Çlirimit të Kosovës

Në Vienë tê Austrisë u mbajt tubim kushtuar 10 qershorit Lidhjes së Prizrenit dhe 12 qershorit Çlirimit të Kosovës. Nën organizimin e diasporës shqiptare në Vjenë, të pranishëm në këtë manifestim ishin: Lulzim Jashari, i biri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Kudusi Lame, Fatmir Limani, Besim Hoda, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Austri, si dhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare Violetë Kukaj, e cila përformoi këngët me motive kombëtare.

“Familja Jashari janë themeli i shtetit dhe Republikës së Kosovës” – u deklaruan gjithë folësit.

Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit u kërkoi diasporës shqiptare që tua mësojnë fëmijëve festat kombëtare, me qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar.