Qeveri pa BDI-në? Taravari: Propozimet konkrete do të vijnë ditëve në vijim (Video)
Kreu i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë për TV21 thotë se ende nuk e kanë biseduar në parti propozimin për Qeveri gjithpërfshirëse pa BDI-në. Taravari takimin e djeshëm mes Kovaçevskit dhe Mickoskit e quajti taktizim dhe publicitet, ndërkaq tha se ditëve në vijim pritet që të ketë propozime konkrete për Qeverinë që do të votonte ndryshimet kushteteuse.
“Nuk e kemi diskutuar ende, ky është moment i ri që ndodhi dje. Takimi Kovacevski-Mickoski unë mendoj se këto janë vetëm taktizime të tyre dhe me shumë publicitet ndaj partive tjera dhe ndaj anëtarësisë së tyre më shumë. Mendoj se propozimet konkrete do të vijnë në ditët në vijim dhe natyrisht vendimet përfundimtare për çdo vendim të ASh-së duhet ta sjellin organet partiake së pari Kuvendi qendror dhe mandej kryesia e Aleancës”, tha për TV21 Arben Taravari, kryetar i ASH-së.