May 3, 2024
Maqedoni

Çair, është plagosur me dy plumba një femër

Me datë 08.06.2023 në ora 02.12 në SPB Shkup, nga një spital privat në Shkup është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë tek ata V.A. (40) nga Shkupi. “Pas masave të marra, është konstatuar se në rrugën “Krste Asenov” në lagjen Çair, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të saj”, njoftoi MPB. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja. Po merren masa për ndriçimin e rastit.