Maqedoni

160 banorë të Haraçinës gjashtë ditë janë pa rrymë, EVN fajëson tre banorë të fshatit

Tre persona nga Haraçina kanë vjedhur një prizë elektrike dhe kanë lënë pa rrymë 160 fqinjë të tyre, kanë thënë nga EVN për Plusinfo.

Për të gjashtën ditë radhazi nuk mund të rregullohet një defekt në rrjetin e shpërndarjes së EVN-së, sepse tre banorë vendas sundojnë si të duan dhe nuk lejojnë që ekipet e EVN-së të punojnë. Për shkak të sjelljeve të tyre johuane, 160 banorë janë të detyruar të jetojnë në shekullin e 21-të pa energji elektrike dhe pa mundësi të gëzojnë të drejtat dhe nevojat elementare “, kanë shtuar ata, transmeton Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Plusinfo ka mësuar edhe inicialet e tre personave në fjalë, kurse nga EVN kanë thënë se janë duke i shfrytëzuar të gjitha masat ligjore për zgjidhjen e situatës dhe se i janë drejtuar MPB-së, ndaj presin që së shpejti me ndihmën e tyre ta rregullojnë defektin.