May 9, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë i riu nga Shkupi rrugës për në spital

Me datë 22.03.2024 në ora 02:16 në SB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” është raportuar se tek ata është sjellë panshenja jete A.T.(39) nga Shkupi. Sipas njoftimit, ai paraprakisht ka qenë i ulur me kolegun e tij T.M.(54) nga Shkupi në zonën e Lisiçes dhe i është përkeqësuar gjendja, transmeton Lideri.mk dhe i ka kërkuar kolegut që ta çojë në shtëpi. Siç raportohet, T.M. ka ndaluar në një stacion të ndihmës së shpejtë mjekësore, nga ku është udhëzuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, por rrugës për në spital A.T. ai vdiq. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Lideri