Maqedoni

Komuna e Gazi Babës ndër tri komunat më transparente në rajonin e Shkupit

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, thotë se Transparenca është “parimi udhëheqës i punës sonë” dhe suksesin e kësaj rruge e tregon edhe raporti i Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat Publike, sipas të cilit Komuna e Gazi Babës është në tri komunat e para në rajonin planor të Shkupit.

“Nëse bëhet një krahasim mes raportit të transparencës të vitit 2021 dhe këtij të vitit 2023, do të vihet re se në dy vitet e fundit, komuna e Gazi Babës ka shënuar një avancim prej 14 vendesh për sa i përket transparencës aktive. Është dëshmi se hapja jonë me qytetarët, takimet e vazhdueshme ku qytetarët marrin vendime dhe informimi i përditshëm i publikut për punën tonë sjell rezultate”, shkruan Stefkovski në Facebook.

Si kryetar i Gazi Babës, ai premton se transparenca e komunës do të shënojë rritje edhe në të ardhmen.

“Komuna është e qytetarëve dhe ata do të vendosin për të ardhmen e saj”, thekson Stefkovski.