Lloga e tërboi Levicën me kombësinë shqiptare në dokumente, paralajmërojnë ankesë në kushtetuse
Partia maqedonase Levica është tërbuar pas vendimit të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga që në çertifikatat e lindjes të shkruhet kombësia e secilit qytetarë. Ky vendim i LLogës duke se ka shqetësuar shumë palën maqedonase e veçanërisht partinë proruse në vend Levicën e aspasievit i cili përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se Lloga po implementon platformën e Tiranës, shkruan Top24
“Nuk ka shtet në europë me çertifikata ku është shënuar përkatësia etnike – Lëvica do ta kontestojë në gjykatën kushtetuese.
⚠️ Që kur deputetët e Levicës me 1300 amandamente në mënyre efektive bllokuan futjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime, nuk përfundojnë tentimet për dejtonatizim nga ana e qeverisë anti popullore. Edhe pse vetëm 20 shtete në botë e kanë përkatësinë në dokumente personale ( nga të cilat asnjëra nuk është shtet europian), më pas uniformave dzgjuhësore të policisë të cilat janë antikushtetuese, SDS e paskonizuar me shpejtësi po e zbaton platformën e Tiranës, në mënyrë që të mos e humb koalicionin qeverisës.
Ashtu siç paralajmëroi ministri nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, futja e përkatësisë etnike në çertifikata do të realizohet vetëm me udhëzim, që nënkupton ndryshim antikushtetues të aktit nënligjor, shkruan në postimin e Levicës përcjellë Top24