Fatmiri i Grupit të Kumanovës: Na lironi nga burgu të japim kontribut kundër paramilitarëve serbë në veri të Kosovës!
Letër e hapur publike për:
Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca,
Presidenten Vjosa Osmani , dhe minsitren e MPJD-së Donika Gërvalla-Schwarz !
Të nderuara zonja/ zotërinjë,
Fillimisht shprehi konsideratën time, dëshirën dhe shpresën për forcimin e institucioneve demokratike të shtetit të Kosovës, sundimin e ligjit, respektimin e Kushtetutës së Kosovës.
“Unë Fatmir Recica si pjesëtar i Grupit të Kumanovës dhe në emër të disa shokëve të këtij grupi dhe bashkëvuajtësve që jemi tash në Burg, ish pjesëtar të tri luftrave të UÇK-së jemi të gatshëm të japim kontribut në luftë kundër paramiltarëve serb dhe njerëzve me dosje kriminale duke marrë parasysh se ne shqiptarët jemi nga Gjergj Kastrioti e deri te Adem Jashari e te UÇK-ja. Grupi ynë ka mundësi për ndërhyrje këmbësore në vi të parë, si dhe ju betohem se nuk dorëzohemi duke marrë parasysh se nuk mashtrohemi me një OSBE të rrejshme. Këtë kontribut e kem shpreh sado pak me qenë krah shtetit tonë dhe mbështetje Kryeminsrit dhe të gjitha institucionve tona, e bëjmë vullnetarisht siç e erdhëm edhe në Kumanovë për ti dal krah popullit tonë.
Nuk e bëjmë me qëllim që ti ikim gjykatës. Nëse shkojmë kush do të mbet gjallë prapë vazhdon gjykimin. Dëshirojmë me çu drejtësinë në vend me gjykatë ndërkombëtare. Zoti i bekoftë “SHBA, shqiptarët dhe perëndimin”, jam ka shkruaj këtë nga Burgu Sllavo Maqedon i Idrizovës çdo herë do jem Vullnetar i popullit e UÇK-së këtë po them se kështu vullnetar u bashkangjita edhe në riorganizimin e UÇK-së në Grupin e Kumanovës!
As nuk e duam jetën më shumë se të tjerët, e as nuk i frikësohemi vdekjes më shumë se të tjerët, ndërsa plagët barabar na dhemin.
Zoti e bekoftë popullin shqiptarë.
Lavdi dëshmorëve të kombit brez pas brezi.
Me respekt !
Lufëtëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica Shpata