Kumanovari në Vjenë grumbulloi para për ndërtimin e një shtëpie, ia dorëzon “Jetimave të Ballkanit”
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, ka falënderuar pronarin e floktarisë së njohur nga Vjena e Austrisë, “Friseur Ludi”, për grumbullimin mjeteve për ndërtimin e një shtëpie.
Ata i kanë grumbulluar 25.500 euro dhe i kanë dorëzuar në Shtëpinë e Jetimëve në Prizren.
Kastrati e ka mirëpritur Mevludin Rexhepin-Ludi më prejardhje nga Kumanova dhe Zejni Abdullahin, përfaqësuesin e tyre në Vjenë.
Ja postimi i plotë i Halil Kastratit:
Faleminderit shume!
Donacion per nje shtepi te re 😊
Falenderojm Frizer LUDI ne Wien te Austris ku ka vendosur arken e Bamiresise dhe jane mbledhur mjetet per nje shtepi komplet
Deri tani ne kete arke jane grumbulluar mjetet per nje shtepi, pronari bashke me perfaqesuesin tone ne Wien Zejni Abdullahi sot ishin ne selin e Shoqates sone dhe dorzuan mjetet e grumbulluara te Frizer Ludi
Zoti i shperblefte te gjithe ata te ciliet kane dhuruar donacion ne arke dhe Zoti e shperblefte edhe pronarin z. Mevludin Rexhepi per mundesin e vendosjes se arkes ne lokalin e tij. (Open-TV)