Diaspora

Vajza nga Smira e Vitisë do të punojë në zonën më të njohur financiare në botë Wall Street

Smirakja Vlera Hasani rekrutohet në Citibank në zonën më të njohur në botë, Wall Street të New York-ut

Vlera (Bashkim) Hasani nga Smira e Vitisë, është rekrutuar nga selia qendrore e Citi Bank në zonën më të njohur në botë, Wall Street, në New York, të SHBA-së. Ajo, gjatë verës që vjen, fillimisht do të angazhohet si praktikante e pastaj si e punësuar (Citi Global Early Career Talent Acquisition).

Citibank është një nga tri bankat më të mëdha në SHBA me asete 2.42 trilionë dollarë dhe me prezencë globale në 160 shtete.

Ndryshe Zona e Wall Street është shtëpia e Bursës së Nju Jorkut, bursa më e madhe në botë sipas kapitalizimit total të tregut, si dhe Banka e Rezervës Federale të Nju Jorkut. Aty janë koncentruar shumë banka komerciale dhe kompani sigurimesh. Ndikimet e drejtpërdrejta ekonomike të aktiviteteve të Wall Street shtrihen në mbarë botën. (Huazuar nga faqja fshati Smirë)