Shqipëri

Bardh Spahia shpall fitoren në Shkodër

Bardh Spahia ka shpallur fitoren në bashkinë e Shkodrës.

Përmes një deklarate për mediat, Spahia kërkoi nga komisionerët të mbyllin shpejt procesin e numërimit dhe të lexojnë me transparencë vullnetin e qytetarëve.

Spahia garanton se vota dhe mbështetja e votuesve do të përkthehet në vizon dhe përkushtim në 4 vitet e ardhme në Shkodër.

Falënderim dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve shkodranë për pjesëmarrjen në votime, komisionerëve dhe vëzhguesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore dhe mbështetje masive që na kanë dhënë bashkëqytetarët tanë. Inkurajoj numëruesit të përmbyllin sa më parë këtë proces, duke lexuar me transparencë dhe seriozitet vullnetin e qytetarëve.