IFIMES: “Kërcimi i Kalit”, operacioni sekret për rrëzimin e Kovaçevskit dhe kthimin e Gruevskit!
Instituti Ndërkombëtar për studime ballkanike dhe lindjes së afërm me seli në Lubjanë të Sllovenisë “IFIMES” ka përgatitur një analizë për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, sic thuhet, në prag të sulmit më të madh të sigurisë dhe kundërzbulimit në këtë vend, njofton KlanM.
Operacioni sekret kundërzbulues “Kërcimi i kalit” që është duke u zhvilluar, e që koordinohet nga Budapesti, ende paraqet kërcënim të madh për sigurinë – shkruan “Ifimes”. Sipas tyre, sic percjell KlanM, qëllimi kryesor I operacionit është rrëzimi I qeverisë aktuale dhe kthimi I ish-Kryeministrit, Nikola Gruevski në Maqedoninë e Veriut.
“Është shumë e rëndësishme që autoritetet e RMV-së, bashkë me partnerët dhe aleatët e BE-së dhe DHBA-së, të insistojnë për ekstradimin zyrtar të Gruevskit në RMV” – thuhet në analizën e IFIMES-it.
Sipas këtij Instituti, destabilizimi I vendit me prodhimin e aferave të shumta është intensive, ku sic percjell KlanM, janë zbuluar dhe lokalizuar 160 portale që prodhojnë lajme dhe afera të rreme.
“Kompania që udhëheq me ueb-faqe për të mbështetur VMRO-DPMNE-në, është e lidhur me rrjetin publik televiziv hungarez “Magjar Televizion”, që ka simpati ndaj partisë FIDES të Kryeministrit Viktor Orban. Fokusi i operacionit kundërzbulues “Kërcimi i kalit” është Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski”– thuhet në analizën e IFIMES-it.
“IFIMES”, sic percjell KlanM, shkruan se sektori policor dhe i kundërzbulimit përballen me sfida të mëdha, që sic thuhet, vijnë edhe nga disa vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, kurse në sulmin e ardhshëm që pritet të ndodh, është e implikuar edhe një nga shërbimet e intelegjencës nga rajoni, që ndihmohet nga kuadra të VMRO-DPMNE-së, por edhe nga funksionarë të strukturave të Qeverisë dhe të afërt me LSDM-në.
“Duhet të sigurohet mbështetje adekuate për RMV-në nga vendet aleate, të rritet mbrojtja fizike e institucioneve kyçe të vendit dhe mbrojtja e bartësve të funksioneve kyçe publike, veçanërisht të Ministrit Spasovski, si bartës kryesor gjatë kundërshtimit të operacionit kundërzbulues “Kërcimi i Kalit”, por edhe të ndikimit rus dhe kinez” – thuhet në analizën e IFIMES-it.
NATO-ja dhe BE-ja duhet ta ndihmojnë progresin e RMV-në në procesin negociues me Brukselin – percjell KlanM analizën e Institutit Ndërkombëtar për studime ballkanike dhe lindjes së afërm me seli në Lubjanë të Sllovenisë “IFIMES”, duke shtuar se sulmet ndaj Maqedonisë së Veriut ndodhin nën hije dhe prapaskenë të luftës në Ukrainë. /KlanMacedonia/