“Nëse dëshiron titullin në Champion, duhet të largohet nga PSZH”

Me performancat e tij në vitet e fundit, Kilian Mbape e ka treguar se është një lojtar i rankut të lartë dhe meriton të thërritet si një nga “më të mirët” e botës, mirëpo ndër trofetë që mungojnë në koleksionin e francezit është “veshëllapushja” e Evropës, trofeu i Ligës së Kampionëve.

Prej 4 sezonesh te PSZH, Mbappe u afrua shumë pranë fitores në finalen e vitit 2021 ndaj Bajern Munihut, por dështoi. Mbi “të ardhmen” e Mbappe foli ditën e sotme dhe legjenda e mesfushës franceze, Emanuel Peti, i cili këshilloi francezin të largohet nga PSZH-ja, nëse kërkon triumfin në Champions.