Aksident në Tetovë, vetura e drejtuar nga vajza 19 vjeçe godet shtyllën e betonit
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Rogaçevë në rrugën magjistrale Tetovë-Jashincë, njoftoi MPB.
Vetura e drejtuar nga një vajzë 19 vjeçare ka goditur një shtyllë betoni, me çrast lëndime ka marë bashkëudhëtarja e saj 55 vjeçare, ndryshe pronare e veturës, transmeton Lideri.mk.
“Një udhëtare 55-vjeçare është lënduar rëndë në një automjet që dje rreth orës 16:00 ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni në afërsi të Rogaçevës në Tetovë.
– Në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të Rogaçevës në Tetovë, vetura “Volkswagen Polo” me targa regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga 19-vjeçarna Z.I. nga Jazhinca e Tetovës ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar udhetarja J.I.(55), po ashtu nga Jazhinca, ndërsa Z.I. Ka marë lëndime fizike, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore” informon Marjan Josifoski zëdhënës i SPB Tetovë. (Lideri.mk)