Ramadani, Dimtrievskit: Nëse Ti shkon në Beograd për 2.5 orë, më lejo edhe unë të shkoj te miku im në Tiranë për 2.5 orë. S’ka asgjë të keqe!
Shkruan: Sead Ramadani
Paska folur Maksim Dimitrievski.
Maksimi duhet ditur se shqiptarët e dinë se krahu Srbo Grek nuk e duan koridorin 8.
Maqedonia që nga fillim shekullit 20 ka qenë e udhëhequr nga një krah i tillë.
Prandaj dhe Kumanova 100 vjet nuk ka pasur rrugë me Gjilanin edhe pse konsiderohen si qytete fqinjë dhe në Bashkëpunim. Banorët e komunës së Likovës për të dërgu mallin e tyre në tregun e Gjilanit kan qenë të detyruar të shkojnë përmes Bujanocit. I bie edhe 8 her rrugë më të gjatë me bë.
Po jo vetëm kjo, Rrugët e koridorit 8 të filluara 76 viteve më parë i ndërpreu pikërisht ASNOMi sepse jaraninë e kishte me Beogradin dhe Athinën në kurriz të shqiptarëve.
Maksim. Koridorin 10 e kemi kry të gjithin afërsisht, domethënë. Ua kemi plotësuar dëshirën e lidhjeve me Beogradin dhe Athinën. Tani mos shpreh mllef për ndërtimin e lidhjeve me Sofijë dhe Tiranën sepse kjo vetëm të mira që i bjen Maqedonisë së veriut.
Nëse Ti ke miq në Beograd dhe shkon për 2.5 orë atje, më lejo që edhe un të shkoj te miku im në Tiranë për 2.5 orë se asgjë e keqe ty nuk të bëhet. Aq më tepër Kumanova është qytet i binjakëzuar me Durrësin, atëherë përse të mos shkohet më lehtë tek qyteti binjak.
E nëse mendon se Në Maqedoninë e Veriut vetëm Maqedonasit jan shumicë atëherë e ke shum gabim.
Kumanovën që Ti e udhëheqë e ka bërë qytet Xhamia pasi që vet ju para 2 viteve e festuat 500 vjetorin e Kumanovës qytet e nuk e përmendët ndërtesën e vetme publike që daton çe 500 vjet por e promovuat dhe vazhdimisht e promovoni një ndërtesë 100 vjeçare për një qytet 500 vjeçar duke pasur ndërtesë 500 vjeçre.
Nëse mendoni me qenë lider në Maqedoninë e Veriut fillimisht duhet të pranoni realitetin në Maqedoni.