Këshilltarët e BDI-së në Kumanovë: Maksim Dimitrievski frigohet prej Iliridës!
Këshilltarët e BDI-së nga Kumanova kanë reaguar pas deklaratave skandaloze të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimtrievski.
Reagimi i plotë:
Z. Dimitrievski rrugët nuk ndahen në përkatësi etnike, por ato janë të qytetarëve të saj dhe të të gjithë botës.
Pikërishtë me këtë mendësi funksionon edhe në ndarjen e qytetit të Kumanovës. Investimet kapitale i orienton vetëm tek maqedonët, duke i anashkaluar shqiptarët nga frika e Iliridës.
Shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë i janë gëzuar investimeve kapitale qofshin ato nga Kriva Pallanka apo qofshin ato nga Gjevgjelia, por kjo nuk i ka frikësuar nga Maqedonia e madhe.
Nacionalizmi i fshehtë i Maksim Dimitrievski po shfaqet edhe në projektet kur nuk duhet té shfaqet, por urretja e tij patologjike ndaj shqiptarëve e bën atë albanofob.
“Lideri i ardhshëm” i Maqedonisë që nuk ka projekte konkrete për shtetin dhe komunën padyshim me kësi lloj deklaratash skadaloze don që të jetë në qendër të vëmendjes.
Maksim Dimitrievski akoma nuk e ka të definuar partinë e tij a është e majtë apo e djathtë, e po mund ta dallon rëndësinë e projekteve infrastrukturore.
Kryetari Maksim Dimitrievski duhet të reflektojë pozitivisht, përndryshe nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët e Kumanovës.
Deklaratat e tilla populiste, padyshim se e polarizojnë shoqërinë dhe ndikojnë në prishjen e marrëdhenieve ndëretnike.
Këshilltarët e BDI së. (Open-TV)