Akademia e Mançester Sitit do të jetë edhe në Shqipëri
Ky është raportimi i fundit i mediave, teksa Qeveria po përgatit marrëveshjen me klubin e njohur anglez.
Kjo akademi futbolli do të jetë në qytetin e Durrësit. Edi Rama do të niset drejt Anglisë sot dhe fokusi i vizitës do të jetë sporti.
Nga ana tjetër, Report TV zbulon se në këtë udhëtim, Rama do shoqërohet nga ministrja Evis Kushi, dhe kryebashkiakja Emirjana Sako për të mbyllur marrëveshjen.