Maqedoni

Janë regjistruar dy tërmete në Maqedoninë e Veriut

Herët në mëngjes janë regjistruar dy tërmete njëri nga të cilët ka qenë 120 kilometra në juglindje nga Shkupi, në rajonin epiqendror të Strumicës, ndërsa i dyti 70 kilometra në juglindje nga Shkupi dhe vjen nga rajoni epiqendror Shën Nikollë – Shtip, kumtoi Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 4 e 55 minuta me Magnitudë lokale sipas Rihterit ML. 2.2 dhe intensitet prej tri ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Strumicë dhe rrethinë, ndërsa i dyti ka ndodhur në orën 6 e 32 minuta me Magnitudë lokale të Rihterit ML 2.0 dhe intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës Makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Shtip dhe rrethinë.