SHBA-ja po shqyrton tre opsione të mundshme ushtarake kundër Venezuelës.
Sipas burimeve të gazetës thenewyorktimes, opsionet që po analizohen përfshijnë: kryerjen e sulmeve ajrore mbi objektivat ushtarake venezueliane me qëllim dobësimin e mbështetjes së diktatorit Nicolas Maduro brenda ushtrisë; dërgimin e një njësie elitare të Marinës amerikane (Navy SEAL) për të kapur ose eliminuar liderin venezuelian; si dhe dislokimin e forcave speciale të sigurisë, të specializuara në kundër-terrorizëm, për të marrë nën kontroll aeroportet, fushat e naftës dhe infrastrukturën strategjike të vendit.
Megjithatë, sipas The New York Times, presidenti amerikan, Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi ndërhyrjen.
Burimet e afërta me administratën kanë bërë të ditur se ai preferon të shmangë çdo operacion që mund të rrezikojë jetën e trupave amerikane apo të rezultojë me dështim.
Në anën tjetër, Rusia ka filluar furnizimin e Venezuelës me armë dhe, sipas Dumas Shtetërore, është e gatshme të dorëzojë sistemin e ri ushtarak të njohur si “Oreshnik”.
Ky zhvillim pritet të shtojë tensionet ndërkombëtare rreth krizës politike dhe ekonomike që ka përfshirë Venezuelën prej vitesh.

