Vuçiq sheh ëndrra me sy hapur: Në fund të mandatit im, “Kosova do të jetë në Serbi”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me pretendimet e tij se Kosova do të mbetet në Serbi në fund të mandatit të tij.
Në një intervistë për RTS, Vuçiq ka bërë propagandë duke thënë që Kosova ka një taktikë që të mos e zbatojë asnjëherë Asociacionin e komunave me shumë serbe, e që sipas tij, ky është provokim i vazhdueshëm i serbëve.
“Mendoj se do të jetë në Serbi, mendoj se do të vuajmë shumë, veçanërisht njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi. Taktika e Prishtinës, është të mos e zbatojë kurrë Asociacionin”, ka thënë ai.
“Nëse atë ma kanë lënë atë mua në Serbi, jo në kuptimin formal, dhe me çfarë pasojash jemi përballur gjatë gjithë 20 viteve të kaluara… Përgjigjen e jepni vetë”, ka pretenduar më tej Vuçiq.
Sipas tij, “Kosova është bërë një çështje botërore dhe për këtë arsye shumë njerëz nga bashkësia ndërkombëtare po “bërtasin”.
/GazetaSinjali/