Maqedoni

Shkup, policia gjen një revole arreston katër persona, dy nga Kosova

Në një lokal në qendër të Shkupit, mbrëmë pas mesnate policia ka arrestuar katër persona, pasi tek njëri prej tyre ka gjetur një revole dhe disa plumba, transmeton Lideri.mk. Sipas policisë, njëri prej të arrestuarëve është nga Shishova e Shkupit, dy nga Kosova dhe një shtetas suedez.

“Më datë 23.04.2023 në ora 00:05 në një lokal në zonën e komunës Qendër në Shkup, policët kanë privuar nga liria AR (32) nga fshati Shishevë-Shkup, LP (40), AS (43) të dy nga Kosova dhe B.R.(29) shtetas i Suedisë pasi në A.R. u gjet dhe u konfiskua një revole tip “Glock” dhe disa plumba”, njoftoi MPB duke shtuar se pas dokumentimit te rastit do të ketë parashtresa adekuate. (Lideri.mk)