Maqedoni

Dega e BDI-së në Tetovë pastrohet nga “Grupi i Zjarrit”

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së Tetovës, me unanimitet u zgjodhën organet e reja të Kryesisë së degës. Burime partiake thonë se në organet e reja të Kryesisë së degës nuk është përfshi askush nga Grupi i Zjarrit.
Nënkryetarë të degës: Festim Halili, Ibrahim Dehari, Qail Veseli, Qefali Havzija, Merita Mustafai
Sekretar: Blerim Osmani
Sekretar organizativ: Remzi Abdullahi
Sekretar për mundësi të barabarta: Nora Muaremi
Sekretar për çështje financiare: Florin Limani
Sekretar për çështje juridike dhe statutare: Fatlume Rexha – Lusnjani
Udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun: Rina Ajdari
Udhëheqës i Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri: Arben Nesimi
Udhëheqës i Departamentit për Përkujdesje ndaj Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së: Xhemsi Jashari
Udhëheqës i Departamentit për Mjedis jetësor dhe Planifikim hapësirorë: Getoar Abdurhamani
Udhëheqës i Departamentit për Zhvillim Ekonomik dhe Sipërmarrje: Gëzim Beadini
Udhëheqës i Departamentit për Arsim: Rabije Murati
Udhëheqës i Departamentit për Shkencë: Rushadije Ramani – Halili
Udhëheqës i Departamentit për Shëndetësi: Irfan Emini
Udhëheqës i Departamentit për Transport dhe Lidhje: Burim Idrizi
Udhëheqës i Departamentit për Shoqëri informatike dhe Administratë: Bekim Memeti

“Të gjithë kolegëve i’u urojmë shëndet dhe shumë suksese të reja të përbashkëta!”, thuhet në njoftim.