Apasiev komenton zhvillimet në BDI- Kryemjeshtri Ahmeti gaboi që nuk e fiki “zjarrin” me kohë
Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, ka komentuar edhe zhvillimet në BDI, duke thënë se Ahmeti ka gabuar që lejoi “Grupin e Zjarrit” të formojë fraksion.
“Kryemjeshtri Ali Ahemti bëri gabimin e parë që do t’i kushtojë shumë, e që është mosfikja e “zjarrit”. Një parti nuk duhet t’i lejojë vetes fraksione. Ju duhet të Keni në kontroll. Kjo dobësoi shumë BDI. Ajo nuk është parti, por mafia. Tani kemi këta që mbajnë nëntokën dhe Ahmetin që paraqet një model të padiskutueshëm komandanti të UÇK-së. Ai tani mund t’i ‘lëshojë në ujë’ dhe tu ngrisē akuza penale, pot ata do do t’ia kthejnë. Do të jetë interesante – tha Apasiev.