A do të rikandidohet Pendarovski për president? Qeveria mu ka hidhëruar!
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në muajin mars-prill të vitit të ardhshëm.
Ai në paraqitjen e djeshme në Ditarin të Sitel TV ka thënë se më e rëndësishme për të është nëse do ta ketë mbështetjen e qytetarëve edhe për pesë vite si kryetar i shtetit, përcjell INA.
“Une nuk e di. Kur të vijë koha ndoshta do të deklaroj. E kam thënë se mbështetja e koalicionit në vitin 2014 ishte e rëndësishme për mua, por edhe mbështetja që më dhanë në vitin 2019, megjithatë mbështetja e qytetarëve është shumë më e rëndësishme për mua. Nëse nuk e kam, rikandidimin nuk do ta mendoj, por nëse e kam, mund të mendoj të kandidoj së bashku me subjektet politike që do të donin të më mbështesnin”, ka thënë Pendarovski.
Ai nuk ka deklaruar nëse zgjedhjet presidenciale apo parlamentare vitin e ardhshëm duhet të mbahen së bashku, sepse sipas tij, në përgjigjen e kësaj pyetjeje mund të konsiderohet se ka ndonjë interes personal për këtë.
Ka shtuar se nga Qeveria i janë hidhëruar pak për shkak të insistimit që sa më shpejt të miratohet propozim ligji që anulon rritjen enorme të rrogave të funksionarëve.