May 19, 2024
Maqedoni

Kryeministër Rama, ne dallojmë nga serbët, Dua Lipa nuk është si Bregoviçi!

Shkruan: Zejnepe Alili Rexhepi

KRYEMINISTËR RAMA!
Ne, dallojmë nga serbët në faktin se, udhëheqësit shqiptarë nuk i kemi të njëjtë si Vuçiq-i (i cili, edhe pse mund ta adhurojë muzikën e Duas), por si kryeministër, nuk e fton Dua Lipën në koncert në Beograd, përderisa e di se një gjest i tillë i fyen serbët;
dallojmë në faktin se, Dua Lipa nuk këndon këngë me pretekst ofendues ndaj popujve tjerë, madje as serbëve (megjithëse e meritojnë për bëmat e tyre), por bën art të mirëfilltë!
Dallojmë në faktin se, gjithmonë shpejtojmë t’i falim armiqtë, edhe pa e dëgjuar nga goja e tyre frazën e pendesës dhe kërkimfaljes;
dallojmë në faktin se, kemi politikanë që marrin pushtet e veprojnë kokë më vete, pa lexuar as dy libra për historinë kombëtare, ndërsa politikanët serbë, për çështje të rëndësishme kombëtare, bashkëpunojnë vazhdimisht me Akademinë serbe!
Dallojmë…, e në sa shumë gjëra dallojmë nga sllavët, sepse NE jemi SHQIPTARË!