Një ilaç i rrezikshëm tërhiqet nga tregu në Maqedoni (Foto)
Barnat që përmbajnë Pholcodine (Follkodin)
tërhiqen nga përdorimi në Maqedoni dhe në mbarë BE-në, konfirmon për A1on Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore MALMED.
Ilaçi, i cili është në formë shurupi dhe tabletash, i përdorur kundër kollës së thatë tek fëmijët dhe të rriturit, tërhiqet plotësisht nga tregu, për shkak të rrezikut të mundshëm që folkodina të çojë në anafilaksi, transmeton Lideri.mk.
Anafilaksia është lloji më serioz i reaksionit alergjik që mund të jetë i rrezikshëm për jetën.