Lajmet e reja

Zylfi Adili – Qufa: UÇK-ja fitoi luftën e vitit 2001, por dështuan pëfaqësuesit e saj politik (Video)

Ish-anëtari i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , Zylfi Adili-Qufa, thotë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë krenarë për sakrificën e bërë dy dekada më parë në shërbim të çëshjes kombëtare, por janë të dëshpëruar nga përfaqësuesit politik që nuk arritën të bëjnë realiitet atë për të cilën u bë lufta. Në një intervistë për gazetën LAJM, Adili, tha se UÇK-ja ishte ushtri moderne me disiplinë të lartë, e cila i’a ktheu dinjitetin e munguar shqiptarëve prej shumë vitesh.

“Ushtria Çlirimtare Kombëtare e ka zanafillën që në fillimet e hershme të Ushtristë Çlirimtare të Kosovës. Pra, Zona Operative nr.2 ka qenë pjesa e Maqedonisë, në kuadër të Ushtristë Çlirimtare të Kosovës, pastaj pas çlirimit të Kosovës, në vitin 2000 vazhduan përgatitjet për vazhdimin e luftës, repsektivisht për krijimin e UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni. Prandaj them, zanafilla e UÇK-së nuk është viti 2001 por është më herët. A i ka arritur qëllimet? Pjesërisht Po, pjesërisht jo. Unë do të them kështu se, Ushtria Çlirimtare Kombëtare në aspektin ushtrak, atë të veprimit, të ushtrisë, në njërën apo formën tjetër ua ka rikthyer dinjitetin shqiptarëve në përgjithësi sepse për herë të parë pas 100 viteve shqiptarët u organizuan në një ushtri të rregullt me emblemë, uniformë, komandë dhe me të gjitha parakushtet e një ushtrie moderne, të disiplinuar. Në këtë aspekt, sigurisht që Ushtria Çlirimitare Kombëtare i’a ka arritur qëllimit. Por, pjestërët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk janë të kënaqur me pjesën politike të pasluftë, me pjesën e luftës sigurisht që po sepse vetë e kanë bërë, sepse kanë qenë krenarë me atë punë të e kanë bërë, sepse ushtarakisht ne kemi qenë fitues. Por, politikisht sigurisht që nuk jemi të kënaqur sepse Marrëveshja e Ohrit dhe gjithçka që ndodhi ishin pjesë politike. Ne jemi të kënaqur për këto 20 vite dhe për sa të jetë jeta për punën që e kemi bërë në aspektin ushtarak, jemi krenar për atë punë që e kemi bërë dhe jemi të gatshëm që kurdo ta bëjmë të njejtën nëse rrezikohet ky popull, kjo tokë”, tha Adili. Në intervistën e tij për gazetën LAJM, Adili ka folur edhe për moszgjidhjen e statusit juridik të UÇK-së, si dhe moszbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, 20 vite pas përfundimit të luftës. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

https://youtu.be/vJONOT1FicI