Shumë gazetarë po e kalojnë Ramazanin në burgjet e Turqisë, familjet e tyre jetojnë në ankth
Burgjet në Turqi janë shëndrruar në institucione akademike, pasiqë të gjithë intelektualët, gazetarët, profesorët universitarë, këngëtarët, mjekët, sportistët, aktorët, kush e ka kundërshtuar diktatorin qoftë edhe me një fjalë të vetme është burgosur, vlerëson gazetarja nga Shkupi, Selimi.
“Në Turqi me qindra gazetare vuajnë në burgje, por për disa pretendohet se edhe janë zhdukur! E tmerrshme, shumë fëmijë edhe po rriten nëpër burgje, pranë nënave të tyre!
Më thoni si mundet të quhet ky shtet DEMOKRAT?”, pyet ajo.
Të jetosh me frikë
Bulent Kenes, ish-kryeredaktor i gazetës popullore në gjuhën angleze Today’s Zaman, kaloi ca kohë duke hyrë e dalë nga burgu deri sa u arratis për në Stokholm më 2015.
“Kur unë e krahasoj situatën time me atë të kolegëve, ndjehem me fat. Ata janë ende në burg,” tha ai. “Edhe drejtori i artit u dënua me burg për jetë.”
“Është tërësisht e pamundur që të bësh gazetarin në Turqi pas grushtit të shtetit, për gazetarë si unë.”
Ata që kanë mbetur pas jetojnë me frikë.
Nurcan Baysal, një kurde, u ndalua nga policia në shtëpinë e saj më 2018 pasi ajo bëri mesazhe kritike në Tëitter kundër operacioneve ushtarake turke në Sirinë fqinje. Ajo u arrestua përkohësisht sërish muajin e kaluar por u liria pak orë më vonë pas protestave ndërkombëtare.
“Është me të vërtetë e vështirë kur ti je kurde dhe grua për shkak se ata po përpiqen të të sulmojnë ty për atë që ti vesh dhe se ti jeton,” tha Baysal, një kolumniste në faqen e internetit Ahval.
“Ata po e bëjnë këtë nga çdo anë për shkak se, në shoqërinë tonë, ata nuk duan të shohin një grua guximtare që shkruan mbi dhunimin e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës.”
Pavarësisht pasigurisë, disa gazetarë refuzojnë të largohen.
“Unë do të qëndroj në Turqi, Unë do të vijoj të praktikoj gazetarinë. Ky jam unë. Unë nuk dorëzohem. Unë nuk do të dorëzohem,” tha Kadri gursel, i cili ishte mes 18 gazetarëve të gazetës Cumhuriyet, të cilët u arrestuan më 31 tetor 2017.
Gursel kaloi 11 muaj në burg, pesë prej tyre në paraburgim në pritje të gjykimit, pa e ditur se për çfarë akuzohej. “Komunikimi ynë me botën jashtë ishte jashtëzakonisht i kufizuar për shkak se ne na e ndalonin të merrnim letra,” tha ai. “Ne kishim të drejtën e një telefonate dhjetëminutëshe një herë në dy javë, ndërsa të burgosurit normalë kanë një telefonatë dhjetëminutëshe në javë.”
Gursel më në fund u u lirua por duhet të raportojë një herë në dy javë pranë një stacioni policie deri në vitin 2020.
“Erdogani dhe AKP nuk duan të shohim gazetarinë dhe nuk duan që të jenë subjekte të lajmeve që nuk i lavdërojnë ata,” tha Pelin Unker, e cili i shpëtoi vuajtjes së një viti burg pasi një gjykatë anuloi dënimin e saj për shpifje për shkak të raportimeve të saj mbi kompanitë ofshore të lidhura me politikanët turq dhe familjet e tyre.
Pavarësisht kësaj, kontrolli i pushtetit nga Erdogani mori një goditje në kutitë e votimit këtë vit kur partia Republikane Popullore e Turqisë CHP, fitoi kontrollin e kryeqytetit Ankara dhe qytetit më të madh, Stambollit.
“Erdogani ka menduar seriozisht për të ardhmen e tij politike,” tha Erol Onderoglu, përfaqësues i Turqisë në Reporterë pa Kufi.
Onderoglu, një tjetër gazetar dhe kryetar i një organizate për të drejtat e njeriut, u shpallën të pafajshëm këtë muaj ndaj akuzave për kryerjen e propagandës terroriste dhe mbështetjen e aktivitetit kriminal. Ai përballet me gjyq sërish në nëntor me akuza për propagandë terroriste pasi nënshkroi një peticion solidariteti me qindra akademikë të përndjekur të Turqisë.
Onderoglu tha se humbjet e fundit elektorale të Erdoganit mund ta detyrojnë atë të kërkojë një kompromis. Por e ardhmja është e pasigurt.
“Kjo është Turqia,” tha Yildiz nga ekzili i saj i vetëimponuar në Kanada. “Është shumë e vështirë të njohësh të nesërmen.”