April 25, 2024
Maqedoni

Bora zbardhi sonte disa fshatra në Maqedoninë e Veriut (Foto)

Disa fshatra në Maqedoninë e Veriut sonte janë zbardhur nga bora. Në mesin e tyre është Bora fshati Kuraticë në Ohër, qe ndodhet në lartësinë rreth 1100 metra mbi nivelin e detit, transmeton Lideri.mk.

Fotot i ka shpërndarë në rrjetet sociale restoranti “Dedo Dimo”.

Bora ka zbardhur edhe fshatra tjera në rajonin e Mavrovës, Krushevës dhe pjesë tjera të larta në Maqedoninë e Veriut.
Sinoptikët paralajmërojnë temperatura të uleta edhr ditëve në vijim, kurse të enjten do të bien nën zero./Lideri.mk