Maqedoni

Arrestohet një francez në Shkup, plaçkiti tri banesa

Një francez 31-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Shkupit nën dyshimin se ka plaçkitur disa banesa në Shkup. Sipas të dhënave të MPB-së, francezi ka plaçkitur tri banesa në Qendër. Ai tani ndodhet në paraburgim, transmeton Lideri.mk.

“Policët nga SPB Shkup dje (26.03.2023) kanë privuar nga liria personin me iniciale A.Zh.M. (31) nga Franca për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vjedhje në tri banesa në komunën Qendër. Personi me kallëzim penal i është dorëzuar prokurorit publik dhe gjyqtari nga Gjykata Themelore e Shkupit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh”, njofton MPB./Lideri.mk