Maqedoni

Vazhdojnë kalimet nga “Grupi i Zjarrit” te “Ahmetistët” dhe anasjelltas

Ndarjet që kanë përfshirë kreun e BDI-së kanë filluar të lëshohen edhe poshtë në strukturën partiake. Pjesa më e madhe e strukturës deri tani ka preferuar të qëndrojë ose tërësosht anash, ose në të dy anët, duke marë pjesë edhe në tubimet e njërës, por edhe në tubimet e palës tjetër.

Krejt kjo ka paraqitur dukurinë e “lojtarëve të dyfishtë”, që kanë filluar në njeren anë, por tash kanë kaluar në anën tjetër.

Kjo gjë u vërejt madje edhe në tubimin e fundit të “Ahmetistëve” në Çair, siç ishte vërejtur më herët edhe në tubimet e “Grupit të Zjarrit”.
Analistët parashikojnë se kjo dukuri do të zgjasë me masovitetin e saj deri sa të zgjidhen mosmarrëveshjet mes dy grupeve-qoftë me ribashkim, qoftë me ndarje definitive.

“Por kalimi nga njëra në anën tjetër do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse bëhet fjalë për strukturë që një kohë të gjatë ka funksionuar bashkë dhe njihet mirë mes vete. Varet se kush në cilen anë e gjen përfundimisht interesin e vet”, vazhdon Aliti në intervistën e tij për Lideri.mk, të cilën do ta publikojmë të plotë të dielën.

“Fundja kemi kalime edhe nga një parti në parti tjetër, por ato janë raste më të rralla se sa kur ndahet një parti në dy pjesë, qoftë si fraksion, qoftë si subjekt tjetër”, thekson ai.

Grupi i pakënaqur brenda BDI-së nuk heq dorë. Edhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë qendrore, sicc njofton KlanM, do të kërkojë që të vazhdohet debati për llogaridhënien e ekzekutivit.

”Në mbledhjen e fundit faktikisht kishte një konkluzë e cila thotë se të dy raportet duhet të shqyrtohen dhe duhet të vazhdohet me raportin që ka të bëjë me llogaridhënien që është transparencë, vlerë evropiane dhe më së paku pres që të debatohet për ato çështje që realisht krijojnë dallime mes ekzekutivit dhe një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve të BDI-së” – tha Blerim Bexheti.

Tonet mes këtyre dy grupeve u ashpërsuan pas tubimit të fundit të BDI-së në Çair ku edhe pati kërcënime të tipit mos i dilni trenit, uraganit përpara sepse ju shkelë.

Në këto kërcënime reagoi nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti, i cili tha se Ahmeti asnjëherë këto kërcënime nuk i ka përdorur as kundër kundërshtarëve të përbetuar politik.

Këto komente, sic njofton KlanM, Bexheti i bëri në ngjarjen ku Komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit u vëllazëruan me komunën e L’Isla të Maltës.