Maqedoni

Figura të fuqishme nga BDI e Dibrës rreshtohen me “Grupin e Zjarrit” (Foto)

“Grupi i Zjarrit” vazhdon ta shtrijë ndikimin e vetë në të gjitha degët partiake, e jo vetëm në ato që konsiderohen si bastione tē tyre. Kështu pas Çairit, Sarajit, Kumanovës, Gostivarit, Tetovës, Kërçovës,…, “Grupit të Zjarrit” i janë bashkuar edhe figura të fuqishme partiake nga dega e Dibrës.

Ata udhëhiqen nga nenkryetari i degës, Ramadan Imeri dhe nga Fisnik Ambari, të cilët publikisht janë prezent në aktivitetet e këtij grupi.

Për dallim prej tyre, kryetari i komunës, Hekuran Duka dhe kryetari i degës, i mbeten besnikë tani për tani kryetarit të partisë Ali Ahmeti dhe zv/kryeministrit Artan Grubi.

Foto: Ramadan Imeri dhe Fisnik Ambari në tubimin e “Grupit të Zjarrit” në Çair