Në Komunën e Likovës sot është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Komunal, në të cilën u verifikuan mandatet e këshilltarëve të sapozgjedhur. Me 12 vota për dhe 7 abstenime, këshilltarët votuan për rizgjedhjen e Dr. Zekirja Shahinit në postin e kryetarit të Këshillit të Komunës së Likovës. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Likovës, i cili përgëzoi këshilltarët për fillimin e mandatit të ri. Ai ftoi kryesuesin dhe anëtarët e Këshillit që të bashkëpunojnë përtej dallimeve partiake, me qëllim që puna e tyre të jetë në shërbim të interesit të përbashkët dhe zhvillimit të komunës. Mbledhja shënon fillimin e mandatit të ri të Këshillit Komunal të Likovës, i cili pritet të trajtojë çështje me rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve dhe përparimin e komunës në periudhën e ardhshme.

sqShqip