Diaspora

Për një natë shqiptarët e Amerikës mblodhën 140 mijë dollarë për Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

NEW YORK

Mbrëmë, më 19 mars 2023, shqiptarët e Amerikës grumbulluan 140 MIJË E 500 dollarë për ndertimin e këmbanares së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Vetëm shoqata VATRA dhuroi 25 mijë dollarë, shkruan Lideri.mk.

Ideja e ndërtimit të një katedrale të tillë ishte propozuar nga ish – Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vetë ishte një Musliman. Ajo është inaguruar më 26 gusht të vitit 2010, të njëqind vjetorin e saj të lindjes, përpara përfundimit të ndërtimit. Ndërtimi i saj, filluar në vitin 2011, shkaktoi polemika në qarqe të ndryshme në Kosovë.

Me përfundimin e ndërtimit të saj, Administrata Apostolike e Prizrenit do të lëvizë nga Prizreni për në Prishtinë. Katedralja do të jetë njëra nga ndërtesat më të larta në Prishtinë.

Një ekspozitë e festimit të përbashkët të historisë së shqiptarëve dhe Austrisë u mbajt në Katedrale në janar 2015. Ajo u ndoq nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Ministri Austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz.