May 28, 2024
Maqedoni

Arrestohet vajza e re nga Kumanova

Më 16.03.2023, në ora 22:30, policia ka arrestuar vajzën 24 vjeçare me iniciale M.Z. nga Kumanova.
Ajo dyshohet se dhjetë ditë më parë, respektivisht më datë 07.03.2023 është futur në një pronë private në rrugën “100” në Kumanovë dhe ka vjedhur para, transmeton Lideri.mk.

“M.Z. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi MPB.