Maqedoni

Shtetasi i Maqedonisë që humbi jetën në Vranjë të Serbisë ka qenë 25 vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Partizanski Put” në Vranjë, ku ka humbur jetën një shtetas i huaj, shkruan media serbe 24sedam.

Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat, por konfirmojnë se hetimet janë në vijim, përcjell Klan Maqedoni.

Gjithashtu raportohet se një pasagjer është dërguar me urgjencë në spital dhe është në proces diagnostikimi.

Dyshohet se vetura me targa të Maqedonisë së Veriut ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore.
Shtetasi që ka humbur jetë është në moshë 25 vjeçare, transmeton Lideri.mk. Ai bashkë me shokët është nisur për në shtëpi, por kanë kthyer prapë për të marë celularin e harruar në lokalin ku kanë pirë kafe.