Gjermania arreston agjentin që ka vepruar në Maqedoni, u dha informacione rusëve! (Emri)
Gjermania dhe Evropa është afër shpërthimit të njërit prej skandaleve më të mëdha të spiunazhit që e lidh Gjermaninë, Rusinë dhe luftën e fundit në Ukrainë, raporton Gazeta 10.
Sipas një hulumtimi të thellë të revistës gjermane Der Spiegel, në mes të këtij skandali është një agjent i shërbimeve sekrete gjermane të BND-së.
Po ashtu, bëhet fjalë për raketa, për mercenarë të trupës ruse Wagner, për një takim në një shtëpi publike dhe një në hotelin Ritz Carlton në Moskë.
Madje sipas shtypit gjerman besohet se agjenti i dyshuar i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar ka dorëzuar informacione të ndjeshme tek rusët për luftën në Ukrainë, raporton Gazeta 10.
Agjenti që DER SPIEGEL e prezanton me emrin Carsten L. ka qenë aktiv në misione në Kosovë dhe në Maqedoni, sipas revistës gjermane./Gazeta10