Osama Muadini, zv. drejtor i Agjencisë Informative Mediatike MIA!
Osama Muadini është emëruar me vendim të Qeverisë, Zv. Drejtor në Agjencinë Informative Mediatike – MIA.
Muadini ka shkruar: “Emrimi im erdhi me propozim të Kryetarit Arben Taravari, Ziadin Sela dhe Elmi Azirit, me aprovim unanim nga Kryesia e Partisë, si dhe me pëlqim të Degës së ASH-së Kumanovë.
Do të doja të falenderoja gjithsecilin, një nga një, për besimin e dhënë dhe të njejtëve u jam mirënjohës dhe do të mundohem që mos t’i zhgënjej!
Një falenderim të veçant për përkrahjen në vazhdimsi nga ana e familjes, shokëve, miqëve dhe gjithë atyre që më kanë përkrahur në rrugëtimin tim politik, nga Kumanova e gjetiu.
Për një gjë të jeni të sigurt!
Vazhdoj të jem në shërbim të qytetarëve, të cilëve u jam borxhli, pavarësisht pozitës, të cilën e shoh si mision të shenjtë dhe jo privilegj!
I juaji,
Osama Muadini”