Aleanca dhe Alternativa kërkojnë të lejohet falja e Teravisë në xhami
I bëjmë thirrje komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë që sa më shpejt, që ditën e nesërme, ta shfuqizojë orën policore dhe t’i lejojë qytetarët e besimit Islam që t’i kryejnë detyrimet fetare pa pengesa
Pas protestës së sotme të organizuar nga opozita maqedonase, ora policore dhe kufizimet nuk kanë më asnjë kuptim. Pas kësaj s’ka logjikë të vazhdohet edhe më tej me kufizimet dhe orën policore.
Pa dashur të ndërhyjmë në motivin e protestës, sepse kemi shumë për të thënë, por ajo që i irriton qytetarët është ora policore, sidomos në Muajin e Ramazanit, kur besimtarëve myslimanë u pamundësohet t’i kryejnë detyrimet fetare.
I bëjmë thirrje komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë që sa më shpejt, që ditën e nesërme, ta shfuqizojë orën policore dhe t’i lejojë qytetarët e besimit Islam që t’i kryejnë detyrimet fetare pa pengesa,gjithashtu të fillojnë me punë edhe gastronomitë që janë të goditura nga ora policore, me çrast ngelën pa punë shumë punëtor dhe pa të ardhura materiale!
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa