Sot është dita yte Mësues, por unë s’mund ta uroj!
Mësues!
Sot është dita yte, dita e mundit sakrificës dhe vetmohimit…
Por unë smunda të të uroj!
Nuk munda të të uroj se mundi yt blehet në treg, vetmohimi yt quhet kot punë, sakrifica yte është asgjë për pushtetarët në vazhdimësi…
Kush je ti o mësues që u shkrive kaq thellë?
Mbaj mend që tregonin për mësuesin Brahim nga Kosova i cili ka ardhur për të ua mësuar ABC-në fëmijve në malësinë e Sharrit…
E ty babi sdi të të uroj, jo që sdi të thur llafe, por dhe ti je një mësues që udhëtove me vite për tu mësuar artin, për të fituar në gara e për të udhëtuar në skain tjetër të botës atje ku ti hapën krahët… Sot po të them vetëm falemnderit për mundin Babë, e mësuesi Minah Jahiu , vepra yte është në mes të universitetit kaq na mjafton mua Alba Jahiu dhe Fjolla Jahiu
Krenarë në pafundësi edhe brezat që vinë pas sepse gjyshi tyre bëri pa pare atë që tjerët nuk e bënin as me pare (Bustin e Heroit të dies Abdylsem Eminit) arsimi duhet me vepra jo me fjalë…/Ylber Jahiu