Femrat nga Likova gjithnjë e më të kyçura në politikë (Foto)
Në komunën e Likovës u realizua debat publik me temë: “Përfshirja e grave dhe vajzave në programet arsimore dhe kulturore të komunës së Likovës”
Sot në komunën e Likovës, Rrjeti i Grave në Shkencë (RRGSH) së bashku me Qendrën për Hulumtime dhe Krijim të Politikave( Center for Research and Policy Making), realizuan debat publik me temë “Përfshirja e grave dhe vajzave në programet arsimore dhe kulturore të komunës së Likovës”. Në debat morën pjesë përfaqësues nga institucionet kulturore dhe arsimore lokale, përfaqësues nga Komuna e Likovës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Gjithashtu debati u ndoq nga mediat lokale.
Gjatë këtij debati, koordinatorja e Qendrës për Hulumtime dhe Krijim të Politikave (CRPM), znj. Ljupka Trajanovska foli për rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, përfaqësueset e Rrjetit të Grave në Shkencë, znj. Drita Memeti në cilësinë e koordinatores së projektit si dhe znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri njëkohësisht edhe asistente e projektit prezantuan rezultatet e hulumtimit shkencor të realizuar gjatë periudhës gjashtë-mujore në rajonin e komunës së Likovës. Gjithashtu, znj. Imrane Shabani, koordinatore për mundësi të barabrta në Komunën e Likovës foli mbi rolin e institucionit dhe hartimin e programeve vjetore të po asaj komune.