Maqedoni

Aliu për Krenar Llogën: Ministri i parë që sugjerimit publik ju përgjigj brenda ditës

Më duhet tju njoftoj se kërkesën time PUBLIKE përmes formatit FB për një takim me Ministrin e sapo zgjedhur të Drejtësisë z. Krenar LLOGA e realizova SOT.
Mbrëmë mbeta i befasur sesi me seriozitet dhe aq shpejt kabineti i tij kishte targetuar qasjen time publike dhe pasi më kontaktuan u dakorduam se për sot ministri kishte ndarë disa minuta nga agjenda e tij e ngjeshur.