Policia ka arrestuar dy persona, M. M. dhe V. A., të akuzuar për blerje votash në lagjen e Teqes së Tetovës.
Të ngjajshme
Kërcënoi dy persona në Tetovë, një tjetër filmoi ngjarjen – policia po heton rastin
Operacioni u zhvillua pas dy netëve hetime intensive, gjatë të cilave u ndaluan dhjetra aktivistë të Aleancës Kombëtare për Integrim, të lajmëruar nga qytetarët për raste të blerjes së votave.
Disa prej të ndaluarve janë gjendur me armë zjarri, narkotikë dhe sende të tjera që lidhen me presion dhe dhunë ndaj qytetarëve.
Policia thekson se hetimet për këto raste janë në vazhdim dhe masat e mëtejshme do të ndjekin sipas ligjit.

