Dimitrievski e takon partizankën e fundit nga Kumanova
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot ka realizuar takim me partizankën më të re, siç njoftoi në historinë e LNÇ-së nga Kumanova, Cveta Andonovska.
“Sot mysafire në zyrën time ishte Cveta Andonovska, partizanka më e re në historinë e LNÇ nga qyteti ynë, motra e heroit kombëtar Tode Dumba, e cila në moshën 11 vjeçare ndihmoi dhe punoi aktivisht për lëvizjen e rezistencës. Pata një rast të mrekullueshëm të dëgjoj tregime origjinale për ngjarje, veprime dhe persona që kontribuan në luftën kundër okupatorit, dëshmi nga e kaluara revolucionare me të cilat krenohemi, si dhe të rishikoj kopjet e “Nash Vesnikit” – Kumanovë e vitit 1978”, njoftoi Dimitrievski.