Maqedoni

LSDM-ja në mbrojtje në reformave në arsim, profesorë me renome kundër librave digjital

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme, partia në pushtet, LSDM mbron politikën e ministres së Arsimit, Mila Carovska për Konceptin e ri në arsim, që do të nis zbatimin nga viti i ardhshëm shkollor. Sipas partisë në pozitë, brezat e rinj po rriten në epokën dixhitale të teknologjisë, prandaj përdorimi i saj për të mësuar është një përfitim shumë i madh për një marrëdhënie të mirë me teknologjinë dhe internetin.

Duhet theksuar se reforma e arsimit fillor në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk parasheh që libri shkollor të jetë një mjet themelor për arsimimin dhe zotërimin e materialit mësimor, por të jetë mësimdhënia dhe bashkëveprimi ndërmjet mësuesit dhe nxënësit. Kjo do të thotë të mësosh në klasë. Puna e prindërve me fëmijët po zvogëlohet dhe librat shkollorë do t’u shërbejnë nxënësve vetëm si një kujtesë e materialit mësimor tashmë të mësuar – deklaroi Elizabeta Naumovska, LSDM.

Por, studime të ndryshme në botë tregojnë se përdorimi i librave digjital mund të përkeqësoj të kuptuarit ndërsa rezulton të jetë më i lodhshëm se sa të lexuarit në letër. Marien Volf, studiuese për shkrim-leximin e fëmijëve ka konstatuar se fëmijët tregojnë aktivitetet e tyre kur shkruajnë me dorë dhe jo kur shkruajnë në tastierë ose lexojnë në kompjuter.

Në pajisjet teknologjike lexohet më lehtë, por megjithatë mbahet mend më pak. Ka lehtësi në të lexuar por njerëzit kanë nevojë të ndjejnë letrën kur lexojnë, truri e kërkon në mënyrë të pavetëdijshme – tha Maryanne Wolf, Universiteti “Tufts”, SHBA.

Lexuesi digjital lëviz nëpër faqe, por nuk ka vizion global për librin. Gjithashtu ekranet pengojnë të kuptuarit. Nga ekrani nuk arrihet ajo ndjesia që ofron libri. Libri në letër është si një hartë topografike që e orienton nxënësin dhe e ndihmon të mësojë atë që e lexon – tha Abigail Selen, Universiteti Kembrixh në Londër.

Gjithashtu, këto studime sugjerojnë se zëvendësimi i letrës me ekrane në një moshë të hershme ka shumë mangësi. Fëmijët dhe prindërit që morën pjesë në këtë studim kujtuan më shumë detaje prej historive që kishin lexuar në letër pavarësisht se ato digjitalet ishin të pajisura me animacione interaktive, video dhe lojëra, të cilat e largonin vëmendjen nga rrëfimi.