Kolumna

Edhe lypës edhe me zgjedhë nuk bën

Liridon Ramadani
Kjo është fraza që është mësuar pëmendësh dhe po përsëritet ne formën e papagallit nga pushtetarët tanë nëpërmjet gjuhës së aktivistëve besnik të tyre.
Kjo është shumë e dëmshme dhe ka për qëllim instalimin e një mendësie të tillë që qytetari të shihet si lypës të cilit cfardo që i ofrohet ta pranoj në formën e dhuaratës dhe të jetë falënderues.
Një mendësi e tillë, ku paraja publike shihet si pronësi e udhëheqësve dhe investimet shihen si akt zemërgjersie nga ana e tyre është nënçmuese.
Për fat të keq kjo propagandë e tyre ka funksionuar dhe kjo ka ndikuar ne uljen e kërkesave tona, ne kënaqeshim me cfardo që na jepni. Kjo është për keqardhje dhe menaxhimin me paran publike po e sqaroje me nje shembulle nga e kaluara jone.
Tek ne ka qenë e tillë struktura e familjes ku në çdo familje ka pasur kryefamiljar i cili ka menaxhuar parat e grumbulluar nga të gjithë antarët e familjes. Nëse kryefamiljari ka menaxhuar mirë me parat e grumbulluara, familja ka qenë e skusesshme edhe nëse resurset e saj kan qenë të pakta dhe e kundërta nëse familja ndonse ka pasur pasuri të madhe, nëse kryefamiljari ka keqperdor parat e grumbulluara duke i harxhuar vend e pa vend ajo familje ka dështuar.
Tek ne po ndodh shembulli i dytë, kemi udhëheqësa (kryefamiljar) të cilët po keqpërdorin dhe po vjedhin parat tona dhe si rrjedhoje edhe pse jemi popull me shumë resurse si ne aspektin e resurseve njerzore ashtu edhe në aspektin e resurseve natyror, ne po dështojmë.
Kjo po na kushton shtrenjte , ne nuk po jetojmë, por cdo ditë vetëm po mbijetojmë.
Ne nuk kemi mirëqenie ndërsa udhëheqësit tanë po jetojnë në luks.
Atyre po ju shtohen çdo ditë privilegjet ndërsa neve çdo ditë po na paksohet rinia, e cila nga mungesa e prespektivës po largohen në mërgim.
Ata nuk po na vjedhin vetëm parat por po na vjedhin më të rëndsishmen ,, shpresën”.
Fatmirësisht kjo propagandë është demaskuar dhe nuk po funksionon më. Rinia e pleqëria sot bashkë kërkojnë ndryshime. Ndryshime që nuk mund ti ndalë askush!