Lajm i mirë për banorët e komunave Saraj, Tearcë dhe Jegunoc, do të shkurtohet rruga e tyre deri në Shkup
Gjatë ditës së sotme në një takim pune me kryetarin e Komunës së Tearcës Nuhi Neziri dhe Komunës së Jegunovcës Dimitar Kostadinoski me të cilët u dakorduam që të bëhet kërkesë për hapjen e rrugës së fshatrave Orashë e Poshtme – Orashë e Epërme deri në rrugën magjistrale Tetovë —Jazhincë, njoftoi ish deputeti Rafiz Haliti.
“Kjo do të thotë lidhja nga kryeqyteti nëpërmejt rrugës Kondovë – Sfillare – Radushë – Orashë e Poshtme – Orashë e Eperme të lidhet me rugën magjstrale Tetovë – Jazhincë deri në kufi me Kosovën në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë.
Ju kujtojmë se hapja e kësaje rruge ka rëndesi të veçantë për banorët e këtyre dy Komunave për shkak se një rrugë me standarde të rrugës regjionale do të lehtësonte qarkullimin e qytetarëve të këtyre dy Komunave dhe do të afronte Kryeqytetin për 30 minuta të jenë në kryeqendër në Shkup.
Interesi është i shumëfishtë, Ekonomik, Turistik ( turistëve do të ju mundësohet që të vizitojnë Kalanë antike të Nicës, në malet e f. Orashë) si dhe banorët e fshatit Radushë do të jenë më afër fshatërave në anën tjetër të kufirit të Komunës së Kaçanikut dhe Komunës së Hanit të Elezit”, njoftoi Haliti.
Komuna e Tearcës dhe Komuna Jegunovcës do të dorëzojnë kërkesë deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe deri te Qeveria e RMV-së për hapjen e rrugës regjionale në fjalë.